PROGRAMI    ARTISTËT     BILETAT     TRADITA     FAQ

21 Prill | Pallati i Kongreseve

EKSPERIENCA E
BALLOS VJENEZE

në Tiranë

HOME       PROGRAMI      ARTISTËT      BILETAT       TRADITA       GALERIA       AKTIVITETE & TË REJA       FAQ     

EKSPERIENCA E BALLOS VJENEZE

NË PRITJE TË EDICIONIT TË TRETË...

Organizimi i Ballos Vjeneze në Tiranë

Pas suksesit të edicionit të parë, që solli eksperiencën mahnitëse të Valsit Vjenez, muzikës së mrekullueshme
dhe performancat e shkëlqyera artistike, ishim të lumtur të organizonim edicionin e dytë të Ballos Vjeneze në Tiranë.

Edicioni i dytë i Ballo Vjeneze u zhvillua ditën e Premte, më 12 Prill 2019, në Pallatin e Kongreseve, duke mbledhur bashkë miq Shqiptarë dhe Austriake, personalitete, njerëz të biznesit, artistë dhe çdo qytetar që ka pikë të dobët muzikën klasike dhe valsin vjenez. Nën kujdesin e Bashkisë së Vjenës dhe Bashkisë së Tiranës, edicioni i dytë i Ballos Vjeneze në Tiranë konsolidoi këtë traditë të mrekullueshme, prezente në metropolet më të rëndësishme të botës.

Tradita e Ballos Vjeneze

Balloja Vjeneze daton si traditë që në shekullin e XIV-të dhe arriti majën e shkëlqimit gjatë Kongresit të Vjenës,  kongresi në të cilën morrën pjesë gjithë shtetet dhe fuqitë Evropiane në përpjekje për të arritur një marrëveshje për një rend të ri Evropian. Sot më shumë se 400 ballo organizohen çdo vit në Vjenë me një numër vizitorësh më të madh se 500.000 vetë. 

220px-Michael_Ludwig_-_Buchmesse_Wien_2018

Dr. Michael Ludwig
Kryetari i Bashkisë dhe i Landit të Vjenës

Vjena është e njohur jo vetëm si qyteti i muzikës, por ajo mund të cilësohet edhe si „kryeqyteti botëror i ballos“. Tradita e Ballos Vjeneze i ka fillimet që në shekullin e18. Këtu kanë jetuar dhe punuar mjeshtrat e mëdhenj të „Klasikëve Vjenezë“. Në ballo është kërcyer dhe kërcehet muzika e kompozitorëve të njohur të rrymës „Muza e lehtë“, pra valset e Johann Strauß dhe Joseph Lanner. Në këtë mënyrë „Valsi i Danubit“ është shndërruar ndërkohë në himnin jozyrtar të Vjenës dhe është një mesazh muzikor që kuptohet në të gjithë botën. Dhe pikërisht këta tinguj valsi të përjetshëm janë në qendër të Ballove të mëdha Vjeneze, të cilat çdo vit shënojnë kulmin tradicional të jetës shoqërore në metropolin austriak të Danubit. Sigurisht, në dhjetëvjeçarët e fundit, në Ballot Vjeneze ka zënë vend edhe muzika „moderne“. Në kuadër të marrëdhënieve të mira miqësore, Bashkia e Vjenës përmes Ballove Vjeneze jashtë vendit, dëshiron të përhapë më tej traditën e Ballos Vjeneze. Ballo Vjeneze në Tiranë është një përshëndetje e veçantë për një qyetet të kulturës plot gjallëri nga metropoli i Danubit . I uroj organizatorëve shumë suksese dhe të gjithë pjesëmarrësve një natë të paharrueshme dhe të kënaqen me valsin vjenez.

erion veliaj

Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Jam i lumtur që këtë vit Tirana mirëpret për herë të dytë Ballon Vieneze, një traditë e hershme e një prej kryeqyteteve botërorë të muzikës, Vienës; e cila i shton një ngjyrim elegant gjallërisë karakteristike të Tiranës, e të cilën do të doja ta shndërronim në një traditë të përvitshme në jetën sociale të qytetit, ashtu siç ndodh në qytete metropol të globit. Viena është një qytet mik dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer i Tiranës, ndaj më vjen mirë që raste të tilla shërbejnë si shembuj që shpalosin miqësinë jo vetëm ndërmjet dy qyteteve, por edhe dy vendeve tona. Në këtë kuadër, jam pa dyshim falenderues dhe mirënjohës ndaj Ambasadës së Austrisë në Tiranë për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm si në qytetin e Tiranës, ashtu edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Jam i bindur që nata e valsit vienez do të përqafohet edhe këtë vit nga shumë qytetarë që e duan artin. Uroj që bashkëpunime të tilla ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Ambasadës së Austrisë të vazhdojnë kurdoherë. Tirana mbetet gjithmonë e hapur për nisma që i japin larmi jetës së qytetit.

Johann-7

Johann Sattler
Ambasadori Austriak në Shqipëri

Ballo e parë Vjeneze në Tiranë vitin e kaluar ishte një nga pikat kulmore të Vitit Kulturor Austri- Shqipëri 2018. Ishte një mbrëmje magjike, me dekor elegant, të ftuar specialë dhe me nje program artistik të mundësuar nga talente austriakë dhe shqiptarë. Jam shumë i lumtur të vazhdoj këtë traditë duke organizuar për të dytin vit radhazi këtë Ballo në Pallatin e Kongreseve, të transformuar magjishëm, për të risjellë në këtë menyrë atmosferën dhe elgancën autentike vjeneze në Tiranë. Po festojmë kështu lidhjet historike mes vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve. Veçantia e Ballos Vjeneze është, se ajo bën bashkë breza dhe kultura për të festuar muzikën, kulinarinë, traditën dhe zakonet. Në këtë kuptim Ballo Vjeneze na jep një vështrim drejt së ardhmes me këmbët e ngulura fort në të shkuarën. Kur fillova të zbuloj Shqipërinë, u çudita me faktin se sa shumë njihet muzika klasike vjeneze në këtë vend. Përveç muzikës popullore tradicionale, valsi ka qenë pjesë e programit muzikor të shumë dasmave në Shqipëri dhe shumë shqiptarë, të vjetër e të rinj, dinë të kërcejnë vals. Gjithashtu u habita kur dëgjova për herë të parë këngën e njohur të Vaçe Zelës “Vals o Vals ti jeho, mbi te bukurin atdhe”. Dhe nëse shtojmë këtu edhe traditën për të parë Koncertin e Vjenës për Vit të Ri, transmetimi i të cilit i ka shpëtuar mrekullisht censurës komuniste në Shqipëri, mund të kuptojmë akoma më mirë lidhjen mes shqiptarëve të të gjitha shtresave shoqërore dhe muzikës tradicionale vjeneze. I uroj të gjithë të ftuarve një mbrëmje magjike mbushur plot gëzim, pasion dhe elegancë vjeneze.

______Artistët e Edicionit të Dytë______

AHP-180

Mr. Uwe Theimer

Kapellmeister në Vienna Boys Choir, drejtor i korit në Operën Shtetërore të Vjenës, dhe asistent muzikor i Karl Böhm, Lorin Maazel dhe James Levine në Salzburger Festspiele, dirigjent në Vienna Chamber Opera dhe Volksoper Wien.

received_555175048302956 (1)

Flaka Goranci

Flaka Goranci filloi të studiojë piano, përpara se të ndryshonte studimet e saj për kanto. Ajo u diplomua në Universitetin e Arteve në Shqipëri. Flaka ka performuar në shumë skena prestigjioze si: Theater an der Wien, Konzerthaus Vjenë, Gläserner Saal Musikverein, Stefaniensaal Graz, sallë MuTh, sallën e koncerteve Vatroslav Lisinski etj ...

Andreas Jankowitsch ©photopam 2019 (3)

Andreas Jankowitsch

Andreas Jankowitsch është një basbariton i njohur nga Vienna. Duke u shfaqur si "Don Giovanni" në debutimin e operës së Tobias Moretti në Bregenz, Andreas Jankowitsch filloi karrierën e tij si këngëtar i pavarur. Repertori i tij ne opera përfshin punë nga Haydn (Buonafede), Mozart (Leporello, Don Giovanni, Papageno, Guglielmo, Figaro), Beethoven (Don Pizarro) etj.

AHP-288

Orkestra RTSH​

Aktiviteti artistik i këtij formacioni vihet re në qindra e mijra orë transmetimi në radio e TV e kthyer në shirit e CD, në aktivitete artistike që zhvilluan jetën muzikore në vend si festivalet e këngës në radio, aktivitete kombëtare artistike, koncertet e përjavëshme që transmetohen nga RTV publik shqiptar në çdo kohë.

AHP-202

Enada Hoxha & Gerd Vaso

Balerinë të parë dhe koreografë në TKOB, si dhe pjesëmarrës në spektakle televizive si Dancing with the Stars dhe shumë musikaleve. Të nderuar me çmime brenda dhe jashtë vendit.

AHP-87

Debutantët e Shkollës së Baletit

Debutantët e Shkollës së Balletit Tiranë do të interpretojnë nën ritmin e Polonezes.

AHP-493

Familja Qerimi

Një familje që e ka muzikën në gjak. Tre gjenerata që interpretojnë së bashku si askush tjetër.

Untitled-1

Laert Vasili

Laert Vasili është aktor, regjisor dhe përkthyes shqiptar. Studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë. U diplomua nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997.

Sponsorët e edicionit të kaluar:

Programi     Artistët     Biletat     Tradita     Galeria     Aktivitet & të Reja     FAQ

info@ballovjeneze.com   |   Tel: +355 4 22 67 681  |   Cel: +355 69 20 76 769